E godet rrufeja, humb jetën 22-vjeçari nga Lazarati

E godet rrufeja, humb jetën 22-vjeçari nga Lazarati

Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në luginën e lumit Drino në fshatin Bulo.

"Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndëruar jetë  shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë",
bën me dije policia.

I riu Xhuliano Kociu është transportuar në urgjencë, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Në Gjirokastër për rreth një orë ka pasur reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me vetëtima.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy