
Një grup që merrej me kultivimin e lëndës narkotike është arrestuar nga policia spanjolle.
Në pranga janë vënë shtatë persona, dy prej të cilëve janë vëllezër shqiptarë. Sipas mediave spanjolle, banda kultivonte marijuanë, plantacionet e të cilës i kishte ngritur në disa zona të Tarragonas. Dy vëllezërit shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, merreshin me korrjen e lëndës narkotike.
Hetimi për bandën nisi që tetorin e kaluar, ku u zbulua se shqiptarët po qëndronin në një apartament në Cambrils. Policia lokale e monitoroi vazhdimisht grupin që nga ajo kohë derisa, hetimet zbuluan tre plantacione marijuanë veçanërisht në qytetet Ulldemolins, Cabacés dhe La Figuera.



