Abuzuan me një 23-vjeçare në Britani, dënohen me 57 vjet burg tre shqiptarët

Abuzuan me një 23-vjeçare në Britani, dënohen me 57 vjet burg tre shqiptarët

Tre shtetas shqiptarë të vënë nën akuzë për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Britani, janë dënuar me 57 vjet burg. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të vitit të kaluar, ndërsa 23-vjeçarja kishte dalë me mikeshën e saj për të shijuar natën e parë jashtë pas heqjes së kufizimeve të Covid.

Ajo u nda nga mikesha e saj dhe po largohej për në shtëpi, kur 31-vjeçari Genti Hyka, i cili e kishte piketuar gjatë kohës që ndodheshin brenda klubit, e mori në makinë dhe e çoi në një adresë në qendër të qytezës ku e përdhunoi.

Dy bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, iu bashkuan më pas dhe e përdhunuan po ashtu të renë. Gjatë ngjarjes së rëndë, 23-vjeçarja u rrah dhe u detyrua nga tre shqiptarët të merrte kokainë.

Genti Hyka u dënua me 26 vjet burg, për akuzën e rrëmbimit, heqjes së paligjshme të lirisë dhe përdhunimit.

Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati u dënuan për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë dhe përdhunimit. Gjykata dha 14 vjet burg për Hakën dhe 17 vjet burg për Bezatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy