Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit/ Policia arreston një shtetas në Tiranë

Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit/ Policia arreston një shtetas në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka goditur një aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, duke bërë arrestimin në flagrancë të një shtetasi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën "3 Dëshmorët".

Njoftimi i policisë Tiranë

 Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave".

Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

 Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

- B. R., 51 për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën "3 Dëshmorët".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe "Fshehja e të ardhurave".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy