Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Policia: I riu njihet si person me precedent penal

Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Policia: I riu njihet si person me precedent penal

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e 27 vjeçarit Gjin Ndoj ose siç njihet ndryshe Gjin Boriçi, në Vaun e Dejës në Shkodër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, dhe makina e tij tip BMË të cilën e kishte marrë me qera.

27 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penalë për shkak të krimeve ndaj personit.

Duke njohur të shkuarën e tij kriminale, pista e parë e hetimit që ngrihet nga policia është ajo e gjakmarrjes.

Ndërkaq raportohet se pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një makinë e shkrumbuar që dyshohet se u përket autorëve.

Viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë në orët e para të mëngjesit, dhe më pas ka ndërruar jetë.

"Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar  i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy