
Policia italiane ka vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotiike. Sipas mediave italiane, i riu është kapur me doza me kokainë pranë varrezave të L’Aquila, ndërsa momentin kur do të arrestohej ai ka tentuar t’i largohej policëve.
Policia ushtroi kontroll dhe në makinën e të riut ku gjeti disa doza kokaine si dhe një thikë të madhe të fshehur pas kutisë së ingranazheve. Më pas, karabinierët i shkuan në shtëpi ku u gjetën disa doza të tjera kokaine si dhe një shumë prej 605 eurosh.



