
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme penale. Sipas policisë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasi N. M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasve R. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe R. B., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



