Eksperti i sigurisë Faik Basha, për nismën e qeverisë për krijimin e policisë vullnetare kërkon që të trajtohen me stimuj të posaçëm.
Në emisionin “FactCheck” në MCN TV ai deklaroi se strukturat vullnetare mund të thirren kur ka nevojë shteti, por ndau mendimin se duhet të ketë dhe stimuj të tjerë, si transporti, tejkalimi i kohës për një operacion të caktuar, si kërkim-shpëtimi, por përveç tyre duhet të mendohet dhe për benefite të tjera.
Nuk do kenë një detyrë që do e marrin nga fillimi deri në fund, por do jenë në mbështetje të policisë për detyra të ndryshme.
Detyra kryesore e kësaj strukture është ndërgjegjësimi. Do të ndërgjegjësojë, do jetë nëpër institucionet arsimore dhje do lirojmë policinë.
Kosova nuk ka, as Serbia polici vullnetare. Vende si SHBA, Anglia, Kanadaja apo Australia kanë historik të policisë vullnetare.
Ka vende nga më demokratiket në botë që kanë polici vullnetare.
Policia vullnetare është e orientuar për të dhënë ndihmën ndaj shtetit dhe mirëfunksionimit të sigurisë.



