Skualifikohen tre emra për në Gjykatën Kushtetuese

Skualifikohen tre emra për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka skualifikuar nga gara për në Gjykatën Kushtetuese katër emra. Aldona Sylaj, Ardita Buna  dhe Shaqir Hasani nuk do të mund të kandidojnë për në Gjykatën e Lartë, pasi janë konstatuar mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.  

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas shqyrtimit të akteve dhe procedurës së ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, dhe opinionit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy