Gjatë 24 orëve janë regjistruar 87 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, prej tyre Shkup-41, Kumanovë-12, Shtip-16, Tetovë-10, Strugë-1, Ohër-2, Gostivar-1, Probishtip-4.
Ndërkohë në Klinikën për Kardiologji ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova i moshës 74 vjeçare, i hospitalizuar para dy ditëve dhe i cili ishte diagnostikuar pozitiv ndaj Covid-19.
Deri më tani janë bërë mbi 38 mijë teste, me gjithsej 3239 të infektuar dhe 1424 raste aktive. Me 5 të shëruarit sot, numri i pacientëve që e mposhtën virusin ka arritur në 1658.



