Shkak, sherret mes djemve të familjes Kuka dhe Kurtaj/ Gjini: Autori ka shtënë me paramendim drejt dy vëllezërve (VIDEO)

Shkak, sherret mes djemve të familjes Kuka dhe Kurtaj/ Gjini: Autori ka shtënë me paramendim drejt dy vëllezërve (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në fshatin Kurjan të Roskovecit në Fier. Dy vëllezërit Gramos dhe Lëvdërim Kurtaj u vranë me armë nga 49 vjeçar, Altin Kuka.

Korrespondentja Evi Gjini, thotë për ‘MCN live” se shkak besohet të jetë sherri banal mes djalit të autorit dhe njërit nga djemve të viktimës, duke bërë që autori të vras pa asnjë sqarim dhe me paramendim të dy vëllezërit Kurtaj..

Ngjarja është jashtëzakonisht e rëndë pasi janë vrarë dy persona në fshatin Furjan të Roskovecit, dy banorë të hershëm të asaj zone dhe autori është poashtu banor i hershëm i asaj zone.

Ata ndanin lagjet me njëri-tjetrit dhe banonin aty rritur e lindur atë zonë dhe njiheshin, madje edhe djemtë e tyre ishin shokë të njeri tjetrin.

Siç raporton policia, djemtë ishin shkaku kryesor i kësaj tragjedie.

Shkas një debat banal, arsyet e vërteta ende nuk dihet që nxehurat gjakrat sa arriti që Altin Kuka, me një gjakftohtësi madje mund të themi edhe me paramendim të shtijë drejt dy bashkëfshatarëve të tij.

Gramoz dhe Lavdërim ishin të ulur në lokalin afër dyqaneve të tyre dhe Altini ka ardhur para tyre, ka hapur bagazhin e makinë dhe ka nxjerr prej andej kallashnikovin dhe ka shtënë drejt tyre të paktën 5 plumba, armën e kishte pa leje. 

Sherri ka degraduar edhe në përplasje fizike pas lokalit të fshatit mes dy te rinjtë, djalit te Altinit dhe njërit djali të Gramozit, një natë më parë.

Ajo që të bën përshtypje autori pasi ka kryer krimin ka shkuar të bashkëshortja e tij dhe i ka thënë se i vrava dy dhe ka thënë se tani do të vetdorzohem.

Kjo ka bërë të mendohej se sherri i fëmijëve po diskutohej me ditë në familjen e tyre.

Djemtë e viktimave dhe autorit të vrasje janë thirrur në polic, polica ka mbajtur mbi 10 djem për ti pyetur lidhje me detajet e sherrit, dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë dinamikën e sherrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy