Shkodër/ Digjen 4 banesa në lagjen 'Skënderbeg'

Shkodër/ Digjen 4 banesa në lagjen 'Skënderbeg'

Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3 shtëpi ngjitur, njëra e pa banuar.

Drupal Ad

 

 

 

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.  Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy