Sulmohet me thikë një polic, agresori dyshohet se është me probleme mendore

Sulmohet me thikë një polic, agresori dyshohet se është me probleme mendore

Një person që dyshohet se është me probleme mendore ka goditur me thikë një efektivë policie në lagjen numër 1 të Durrësit, raporton korrespondentja e MCN TV.

Efektivët e policisë kanë tentuar të negociojnë me të, pasi ishin njoftuar nga dëshmitarët në vendngjarje se ishte i dhunshëm.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas informacioneve paraprake një efektiv i është afruar ndërsa personi ka nxjerrë thikën nga çanta që mbante me vete dhe është larguar me vrap.

Policët e kanë ndjekur për disa metra me vrap dhe në momentin kur agresori është futur në një rrugicë qorre, në afërsi të një lavazhi në zonën e Brrylit, kanë tentuar ta neutralizojnë.

Agresori ka sulmuar me thikë efektivin e policisë duke e plagosur.  Mësohet se efektivi i policisë është shoqëruar nga kolegët në Spitalin Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin. Deri më tani nuk dihet as identiteti i policit të plagosur, as ai i agresorit. Pritet që Drejtoria Vendore e Policisë Durrës të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy