Një qytetar ka kallëzuar në polici mbrëmjen e djeshme se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Stom Golem, të Shkodrës.
Ai dyshon se është qëlluar në drejtim të makinës së tij, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.
Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



