Një person është gjetur sot i pajetë në një kanal në vendin e njohur si ‘Drize Myrteza’ në Fier.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:25, ku në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi Fiqiri Muhameti, 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Trupi i pajetë, që ishte mbuluar me ferra është pikasur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



