Merr jetë zyrtarisht marrëveshja e ekstradimit për të dënuarit mes Shqipërisë dhe Spanjës

Merr jetë zyrtarisht marrëveshja e ekstradimit për të dënuarit mes Shqipërisë dhe Spanjës

Marrëveshja e ekstradimit për të burgosurit apo dënuarit mes Shqipërisë dhe Spanjës, ka marrë jetë zyrtarisht me dy personat e parë të kapur dhe dërguar në Madrid, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Marrëveshja, ka hyrë në fuqi në datën 16 mars 2022, ndërkaq 5 maji ka parë edhe zbatimin e parë faktike të marrëveshjes, me dy shqiptarë të kapur në Kukës e Vlorë dhe të ekstraduar drejt Madridit.

Lajmin është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, ku janë bërë me dije edhe detaje.

NJOFTIM PËR SHTYP

Nis zbatimi konkret i Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës

Realizohen dy ekstradimet e para

Më 16 mars 2022, hyri në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

Në më pak se dy muaj pas hyrjes në fuqi, sot, më dt. 05.05.2022, Prokuroria e Përgjithshme u njoftua për arrestimin e dy shtetasve shqiptarë përkatësisht në Kukës dhe Vlorë.

Shtetasit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi përkatësisht në vitin 2020 dhe vitin 2021 për veprat penale “trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, “Falsifikim dokumentacioni”, “Shkelje e ligjit për drogat”.

Prokuroria e Përgjithshme, mbështetur në Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, (si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të 13 Dhjetorit 1957, ratifikuar me Ligjin nr. 17/2022, (hyrë në fuqi më datë 16.03.2022), si dhe nenet 493 e vijues të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, inicioi kryerjen e veprimeve procedurale përkatëse lidhur me ekstradimin e dy shtetasve duke ia përcjellë dokumentacionin prokurorive kompetente.

Këto dy raste përbëjnë rastet e para të fillimit të zbatimit konkret të Marrëveshjes.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Republikën e Italisë, Mbretërinë e Bashkuar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Republikën e Kosovës dhe së fundmi edhe me Mbretërinë e Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy