Pësoi defekt, skafi me 4 persona mbetet në det të hapur

Pësoi defekt, skafi me 4 persona mbetet në det të hapur

Një skaf turistik ka pësuar defekt në motor pasditen e së shtunës në Vlorë, duke mbetur në det të hapur. Në bordin e tij ndodheshin katër persona, ndërsa kapiteni i skafit ka kërkuar ndihmë në sallën operative.

Ata janë ndihmuar nga Policia Kufitare, ndërsa ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë 4 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Paraditen e sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 4 shtetas që ishin duke lundruar në det, me një mjet turistik skaf, në vendin e quajtur “Shën Vasil” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 4 shtetasve, me një mjet tjetër lundrues.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare. Të katërt shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy