Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, plagoset rëndë shoferja

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, plagoset rëndë shoferja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

 

Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se drejtuesja ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa fëmija raportohet jashtë rrezikut.

 

Aksidenti ka ndodhur në një segment rrugor me kthesë dhe me fushëpamje të kufizuar, çka dyshohet se mund të ketë ndikuar në ngjarje. Burime paraprake bëjnë me dije se një tentativë për të kaluar rrugën mund të ketë sjellë përplasjen fatale.

 

Në këtë aks janë regjistruar edhe më herët një numër i lartë aksidentesh. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy