Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin numër 3, qëlloi për vdekje kolegun e tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se mes viktimës Çaush Saliasi dhe autorit Ludian Zaimi, ka ndodhur një konflikt për motive banale.
Autori mësohet se punonte në polici prej një viti e gjysmë, ndërsa viktima kishte mbi 20 vite në Policinë e Shtetit.
Ndërkohë, në trupin e viktimës janë gjetur shtatë plumba, i cili si pasojë të tyre, ka shkuar në gjendje të rëndë në spital ku ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.



