Makina përplaset me motorin në Novoselë, dy të plagosur

Makina përplaset me motorin në Novoselë, dy të plagosur

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 , në qendër të fshatit “Novoselë”, ku automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy  banues në Novoselë. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20-vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy