Me kokainë dhe heroinë, një i arrestuar në Vlorë, procedohen dy të tjerë

Me kokainë dhe heroinë, një i arrestuar në Vlorë, procedohen dy të tjerë

Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka proceduar dy të tjerë pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin F. Xh., 20 vjeç, banues në lagjen ‘Kushtrimi’ Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Po nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit M. H., 42 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë, dhe M. Y., 40 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy