Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali, pasi në kamionin e tij iu gjetën dy traktorë të vjedhur.
Policia e Barit gjatë një kontrolli të ushtruar në kamionin që përdorej për transportin e mibiljeve ka konstatuar mjetet që përdoren në bujqësi.
Ato kanë rezultuar të vjedhura ditë më parë Bologna me synimin për t’i sjellë në Shqipëri.
Pronari shqiptar i kamionit, një 55 vjeçar, u ndalua nga policia.
Ai mbante dokumente të rreme doganore, ndërsa kamioni dhe sendet e tjera përfshirë edhe traktorin janë sekuestruar.



