
Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen nr. 16.
Burime policore bëjnë me dije se shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, është marrë nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës në rrugë, pa ndjenja, por ka gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



