Një banesë në qytetin bregdetar të Vlorës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në katin e katër të një pallati, ku dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Menjëherë pas flakëve, banorët kanë braktisur banesën, ku brenda saj ka pasur dhe një bombël gazi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat kanë vënë nën kontroll situatën, ndërsa banesa është djegur plotësisht.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.



