Ekzekutimi në Vlorë/ Basha: Ka pasur lehtësira! Bandat nuk funksionojnë pa mbështetjen e strukturave të sigurisë

Ekzekutimi në Vlorë/ Basha: Ka pasur lehtësira! Bandat nuk funksionojnë pa mbështetjen e strukturave të sigurisë

Eksperti i sigurisë Faik Basha foli në MCN Live mbi ekzekutimin që ndodhi së fundmi në Vlorë. Basha vë në dukje se Shqipëri bandat kriminale nuk funksionojnë pa mbështetjen e strukturave të sigurisë. Duke iu referuar vrasjes në Vlorë, ai thotë se nuk mund të kryhej një atentat i tillë në mes të qytetit pa patur “diçka të sigurt”, duke hedhur dyshime për “lehtësira”. Basha thotë se strukturat e Policisë nuk kanë bërë reagimin e duhur dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla bën vetëm show, duke mos bërë analizë të mirëfilltë të ngjarjeve pa autorë. 

Kishim 2-3 muaj që s’kishim atentate të kësaj natyre, por gjithmonë duhet patur parasysh, që gjithmonë kur ka ndryshime të drejtuesve, qoftë në nivelin ministër apo drejtor policie, atëherë të gjithë bandat atë që kanë në plan, për të kryer ekzekutime dhe atentate ndalen dhe presin. Bandat në Shqipëri nuk funksionojnë këtu pa patur mbështetje të strukturave të sigurisë. Ajo u provua dhe do të provohet sërish. Në informacionet që kanë ardhur nga jashtë ka shumë drejtues të implikuar. Të kryhesh një atentat të tillë në mes të një qyteti, me mjete, me armatime, të bësh ato lëvizje, ti ke diçka të sigurt. Kanë lehtësira, patjetër që kanë lehtësira. Nuk mund të flasim për bashkëpunim s’e skemi fakte, por lehtësira kanë. Kemi parë në të gjitha atentatet ka pasur lehtësira. 

Krimi pret reagimin e Policisë të strukturave. Nëse ato nuk reagojnë...Ministri asnjë ndryshim s’ka në nivel të sigurisë, përveçse shkon dhe pi kafe te familjet e viktimave. 

Ne kemi parë dy gjëra, mënyra se si kanë kryer atentatin në Vlorë, është parë që policia nuk ekziston fare në Vlorë. U futën drejtues policie hakërruan sistemin brenda ministrisë, pasi erdhi ky zotëria (Balla). Jo që dha vizionin e tij për strukturat e policisë, por e degradoi më tej. Duhet një program i mirëfilltë, gjer në rekrutim, trajnim, paga, veshje, etj. Duhet të pastrohet policia nga drejtuesit problematikë, që janë evidentuar duke bashkëpunuar me grupet. Bashkëpunimi është kur u lë një rrugë të lirë grupeve për të kryer aktivitet. Paaftësia ka ardhur nga rekrutimet. Ne presim nga një ministër që të bëjë një analizë të mirëfilltë të ngjarjeve pa autorë. Nuk ka nevojë për show ministri”, tha Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy