Librazhd/ Dhunuan atë e bir, arrestohen 2 vëllezër

Librazhd/ Dhunuan atë e bir, arrestohen 2 vëllezër

Policia e Librazhdit ka arrestuar 2 vëllezër dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin P.Ç dhe djalin e tij.

Sipas njoftimit të bluve, janë arrestuar B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër),  si dhe u procedua shtetasi  A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht. 

Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy