Vuri eksploziv në banesën e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Vuri eksploziv në banesën e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Gjatë ditës së djshme, policia e Krujës ka arrestuar katër persona, të cilët përveçse merreshin me kultivimin e lëndëve narkotike, drogonin edhe abuzonin seksualisht me një 17-vjeçare, e cila është e bija e shtetases që po dje i kanë hedhur lëndën plasëse në oborr.

Ngjarja ka ndodhur për të kërcënuar familjarët, pasi vajza bëri denoncimin në polici.

Ndërkohë sot një person me inicialet A.B., është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka qenë ai personi që ka vënë lëndën plasëse në shtëpinë e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht.

Sipas policisë, ai ka hedhur lëndën plasëse, në banesën e 17-vjeccares në periferi të Fushë Krujës dhe më pas është larguar.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

 Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi për fat të mirë, e zonja e shtëpisë, e ëma e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht, e ka vënë re dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse. Për rastin e 17-vjeçares, një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.

Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy