Një person i dënuar për drogë u vu në prangat e policisë së Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Catch”.
Gjatë operacionit u arrestua Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.



