Matura Shtetërore/ Sot provimi i Matematikes për mbi 26 mijë maturantë

Matura Shtetërore/ Sot provimi i Matematikes për mbi 26 mijë maturantë

Mbi 26 mijë maturantë në të gjithë vendin po mbajnë sot provimin e Matematikës, një nga testet kryesore të Maturës Shtetërore.

Ky është provimi i tretë në kuadër të Maturës Shtetërore. 

 

Pas përfundimit të të gjitha provimeve dhe publikimit të rezultateve, maturantët do të nisin aplikimet për ciklin e ardhshëm të studimeve universitare.

 

Deri më tani, nxënësit kanë zhvilluar provimin e gjuhës së huaj më 2 qershor dhe atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 9 qershor.

 

Në të gjithë vendin janë ngritur 144 qendra provimi në institucione arsimore.

 

 Mbarëvajtja e procesit po mbështetet nga 2,087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

 

Provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje, do të zhvillohet më 23 qershor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy