Kavajë/ Goditi nga pas automjetin, humb jetën te Trauma drejtuesi i motomjetit

Kavajë/ Goditi nga pas automjetin, humb jetën te Trauma drejtuesi i motomjetit

Një aksident ka ndodhur ditën e martë në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin 27 vjeç, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar 38 vjeç.

Mësohet se 27-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ka ndërruar jetë. Ndërkohë, nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.

Drupal Ad

 

 

 

Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se:

Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.

Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy