Një grua është vënë në prangat e policisë së Tiranës e akuzuar se ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara.
Gjatë operacionit të koduar “Bilanci” u sekuestruan 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin në administrim të shtetases G. T., rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.



