
Një aksident i 3-fishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona, mes tyre njëri drejtues mjeti. Drejtuesit e dy mjeteve të tjera janë shoqëruar në komisariat.
Burime për ‘MCN’ bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit është bllokuar supërstrada dhe qarkullimi është devijuar përkohësisht në një rrugë dytësore.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policië:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirënë aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C.,ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjerashtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janëshoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



