Makina del nga rruga në Korçë dhe përplaset me murin, lëndohet shoferi

Makina del nga rruga në Korçë dhe përplaset me murin, lëndohet shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Porodinë, në Korçë.

Sipas njoftimeve nga korrespondentja e MCN, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përplasje me një mur dhe shkaktuar dëme materiale.

Shoferi i mjetit është transportuar menjëherë në spital, ndërkohë që burimet mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy