Efektivi i FNSH u qëllua me plumb në zemër, e ndaloi një person me elektrik në dorë

Efektivi i FNSH u qëllua me plumb në zemër, e ndaloi një person me elektrik në dorë

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i efektivit 26-vjeçar Xhulio Prela. Sipas informacioneve nga uniformat blu, efektivi i FNSH dyshohet të jetë qëlluar me pistoletë të llojit “TT”. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar mbi 15 persona, të cilët me dëshminë e tyre mund të japin informacione mbi autorët.

Gjithashtu makina me të cilën udhëtonte viktima eci rreth 300 metra pas vrasjes së Prelës, duke përfunduar në anë të rrugës. Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj. Ndërkohë që FNSH dhe forcat RENEA vijojnë të krehin zonën.

Sakaq, burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti që ndodhet në atë zonë. Kanë qenë punonjësit e karburantit ata të cilët kanë njoftuar policinë lidhur me ngjarjen, ndërsa kanë treguar se autorët lëviznin me dy makina. Pasi kanë qëlluar 26-vjeçarin, ata janë larguar në drejtim të qytetit të Lezhës.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka mbledhur gëzhojat, ndërsa i riu është vrarë me një plumb në zemër. Qitja është bërë nga një distancë e afërt, ndërsa xhami nga krahu i pasagjerit në makinë është gjetur i hapur. Sipas burimeve, 26-vjëçarit i ka dalë para një person me elektrik në dorë dhe i ka kërkuar të ndalojë makinën. Xhulio Prela ka hapur krahun dhe ka hapur xhamin e makinës ku mendohet se kanë debatuar bashkë. Pasi ka tentuar të nisë makinën për t’u larguar, Xhulio është qëlluar me një plumb në zemër nga një tjetër person. Në ecje e sipër të automjetit, ndaj 26-vjeçarit është qëlluar edhe dy herë të tjera ku më pas makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Faktet e mësipërme mbeten ende informacione paraprake, ndërsa po merret dëshmia e të gjithë dëshmitarëve të ndodhur në vendin e ngjarjes.

Sakaq, lidhur me hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, Policia është fokusuar në detyrën që ushtronte i riu prej disa kohësh. Po ashtum nuk është përjashtuar as fakti i ndonjë konflikti jashtë detyrës. Hetimet e mëtejshme thanë burimet, pritet të nxjerrin në pah të tjera detaje. Ndërsa vijon puna për identifkimin e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy