Goditi me grusht Berishën, Apeli lë në burg Gerti Shehun

Goditi me grusht Berishën, Apeli lë në burg Gerti Shehun

“Arrest me burg” caktoi Gjykata e Apelit ditën e sotme për 31-vjeçarin Gerti Shehu, i cili goditi me grusht kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Me vendimin e sotëm, Apeli lë në fuqi vendin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.

Pala mbrojtëse pretendon se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, madje për të mbrojtur këtë version, kanë paraqitur në gjykatë edhe dokumente mjekësore me anë të së cilës pretendohet të dokumentohet një version i tillë.

Avokati kërkoi si masë sigurie “arrest shtëpie” ose “shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik”, kërkesë e cila u rrëzua nga organi i akuzës i cili kërkoi që të lihet në qeli deri në momentin që do të dalin përgjigjet e ekspertizës së shëndetit mendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy