KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Ols Dado

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Ols Dado

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Tiranës, Ols Dado.

Gjatë seancës dëgjimore më 1 nëntor, Komisioni nuk  relatoi gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues, i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo relatore, Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008.

Në vitin 2010, ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 është komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme si ndihmësmagjistrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy