Baste sportive online/ Arrestohen dy persona në Fier

Baste sportive online/ Arrestohen dy persona në Fier

Policia e Fierit ka raportuar sot se ka identifikuar një rast tjetër të vënies së basteve sportive nëpërmjet aparateve celulare.

U kapën në flagrancë në ambientet e një lokali, duke vënë baste sportive në aparatet e tyre celulare, vihen në pranga pronari i lokalit dhe një shtetas tjetër.

Gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në lagjen “Apollonia”, Fier, pronari i lokalit, shtetasi D. B. dhe shtetasi O. M., u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit. Në përfundim të veprimeve, shtetasit D. B., 42 vjeç dhe O. M., 19 vjeç, të dy banues në Fier, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gyjkatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy