
“Plani” u kodua një operacion i policisë së Lezhës, gjatë të cilit u vunë në pranga tre persona.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin, duke arrestuar në flagrancë shtetasit D. K., 26 vjeç dhe E. Gj., 24 vjeç.
Dy të rinjtë, janë ndjekur gjatë një hetimi disajavor proaktiv, si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit të banesave, u janë gjetur rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën informative, është kapur në flagrancë, në Laç, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 85 gramë.
Ndaj të dyshuarve materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



