Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Të alarmuar fqinjët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Burimet paraprake bëjnë me dije se të zotët e shtëpisë 30 minuta me parë ishin larguar nga banesa.
Rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.



