
Aksident me pasojë dy persona të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.
Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë, gjatë një parakalimi të gabuar, jo shumë larg hyrjes së qytetit të Librazhdit, është përplasur me një motoçikletë, e cila ka përfunduar poshtë tij.
Si pasojë, burrë e grua që ndodheshin në motoçikletë, kanë mbetur të plagosur të rëndë.
Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe sipas informacioneve, gjendja e tyre fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



