KosovaPress anëtarësohet në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve

KosovaPress anëtarësohet në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve

Agjencia e lajmeve KosovaPress zyrtarisht është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), ku është duke i mbajtur punimet Asambleja e Përgjithshme e EANA-s. Kjo është një ditë e shënuar për mediat dhe Republikën e Kosovës.

Vendimi për pranimin e A.L. KosovaPress është bërë me votim të fshehtë ku është kërkuar ¾ e votave të të gjithë anëtarëve. Për të qenë pjesë e kësaj organizate kanë aplikuar  KosovaPress (Kosova), MIA (Maqedonia e Veriut) dhe Armenpress (Armenia). Mbledhja kësaj radhe u mbajt ne Cyrih (Zurich) të Zvicrës.

Nga 32 vende anëtare, (pas fillimit të luftës në Ukrainë, Agjencia e lajmeve e Rusisë, TASS është suspenduar), në të kanë marrë pjesë 27 agjenci të lajmeve. KosovaPress ka marrë 25 vota (24 vota kanë qenë të domosdoshme), duke u bërë kështu anëtarja e 33-të e Aleancës ( https://www.newsalliance.org ). 

Agjencia e Maqedonisë se Veriut (MIA) dhe e Armenisë (Armenpress) nuk arritën votat e mjaftueshme.

Me këtë anëtarësim KosovaPress-it i hapën edhe me shumë rrugët për të bashkëpunuar me të gjitha Agjencitë e Lajmeve të Evropës dhe falë këtyre marrëveshjeve, mediat dhe lexuesit do të kenë më shumë lajme nga këto vende në të gjitha fushat.

Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA) u themelua më 21 gusht 1956 në një konferencë mbi teknologjinë e re mediatike të mbajtur në Strasburg.

EANA shërben si një forum për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni dhe përvojash midis agjencive evropiane të lajmeve. Në qendër të aktivitetit qëndron mbledhja dhe shpërndarja e lajmeve, ku ruhet një mjedis i shëndetshëm duke respektuar rregullat universale të gazetarisë si liria e shtypit dhe konkurrenca e ndershme. Anëtarët e Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA) janë të angazhuar në promovimin dhe ruajtjen e këtij mjedisi.

KosovaPress është anëtarja e 33-të e EANA-s ndërsa do të kontribuojë pa ndalur në misionin e Aleancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy