Policia shqiptare arreston vrasësin grek

Policia shqiptare arreston vrasësin grek

Një vrasje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020 në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi, është zbardhur nga autoritetet vendase. Autor është identifikuar një 32-vjeçar grek, i cili ka qëlluar për vdekje një 60-vjeçar. E përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se pas vrasjes, autori është larguar nga Greqia për t’u strehuar në Shqipëri, së bashku me nënën e tij. Ai qëndronte në një fshat të vendit tonë.

Nga bashkëpunimi me autoritetet greke, 32-vjeçari u kap nga policia shqiptare. Ai u arrestua për hyrje të paligjshme në Shqipëri dhe u deportua në Greqi. Autoritetet shqiptare e dorëzuan te pala greke, ndërsa 32-vjeçari u vu në pranga për vrasjen e 60-vjeçarit. Ai u dërgua në Athinë dhe gjatë marrjes në pyetje pranoi krimin.

Nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjet një armë gjahu me të cilën dyshohet se kishte kryer krimin. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, autori dhe viktima jetonin në të njëjtin pallat dhe kishin konflikte të vazhdueshme. Gruaja e viktimës është menaxherja e pallatit, me të cilën kishte vazhdimisht probleme. Ky fakt është pohuar edhe nga banorët e tjerë të pallatit, të cilët kanë dëshmuar për konfliktet që kishin dy familjet.

Mëngjesin e 23 dhjetorit, autori kishte ndjekur 60-vjeçarin dhe e ka ekzekutuar atë me armë në parkingun e një qendre shëndetësore. Pas vrasjes, autori kishte hequr targat e makinës së tij për të mos u identifikuar, kishte fshehur armën dhe ishte arratisur drejt Shqipërisë në mënyrë ilegale. Por hetuesit grekë mundën ta identifikonin atë falë kamerave të tjera të sigurisë duke analizuar lëvizjet e tij pas ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy