
Autoritetet menaxhuese të Hidrocentralit të Moglicës janë detyruar të hapin sot portën e parë të emergjencës, për të kryer një shkarkim të kontrolluar të basenit, si pasojë e prurjeve maksimale nga lumi Devoll.
Një nga portat e hidrocentralit është hapur për të krijuar hapësirë në basenin ujëmbledhës dhe për të shmangur çdo rrezik potencial për digën.
Devolli është ndër zonat më të goditura nga reshjet dhe përmbytjet në juglindje të vendit.



