Plagosja e 24 vjeçarit mbrëmë në Berat/ Policia shpall në kërkim dy të rinj

Plagosja e 24 vjeçarit mbrëmë në Berat/ Policia shpall në kërkim dy të rinj

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Berat, ku iu bë atentat 24-vjeçarit, Tajar Fetiu.

Policia ka shpallur në kërkim Arnold Azizollin, 30-vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Policia njofton se shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.

Njoftimi i plotë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.

Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:

A. A, 30 vjeç dhe A. D, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy