
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen në ngarkim të ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhika.
Në këtë mënyrë, ndaj Xhikës bien akuzat për korrupsion në rastin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Xhika do të gjykohet vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, një kompetencë kjo që i kalon gjykatës së shkallës së parë.
Ndërkohë, sot gjyqtarja Rexhina Memlika pritet të shqyrtojë kërkesën e Xhikës për lirim nga qelia.



