Makinën e marrë me qira në Kosovë e trafikoi në Shqipëri/ Arrestohet 56-vjeçari nga Tirana

Makinën e marrë me qira në Kosovë e trafikoi në Shqipëri/ Arrestohet 56-vjeçari nga Tirana

Finalizohet nga Policia e Fierit operacioni policor i koduar “Illegal”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Policisë së Kosovës.

Sipas uniformave blu, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kosovë, për një rast të trafikimit në vendin tonë, të një automjeti që ishte marrë me qira, një javë më parë, në Kosovë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Në kuadër të operacionit, u bë sinjalizimi i vendndodhjes së automjetit tip “Volkswagen”, si dhe ndjekja dhe vënia në pranga e drejtuesit të tij, shtetasit B. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe "Mashtrimi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy