Kërcënoi me armë zjarri 16-vjeçarin, arrestohet 15-vjeçari 

Kërcënoi me armë zjarri 16-vjeçarin, arrestohet 15-vjeçari 

Një 15-vjeçar u arrestua pasi dje dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri një 16-vjeçar në Valias të Ri.

Policia i sekuestroi të miturit armën e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak. 

Drupal Ad

Në njoftim thuhet: 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Gun".  Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy