Aksident tragjik në Koplik/ Humb jetën pasagjeri 45 vjeç

Aksident tragjik në Koplik/ Humb jetën pasagjeri 45 vjeç

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua mesditën e sotme në rrugën Koplik-Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë në unazën e Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, u përplas me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte me 40-vjeçarin.

Viktima është identifikuar si shtetasi Durim Lushaj, 45 vjeç, i cili udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”.

Ndërsa janë plagosur drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq 20-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy