Gjirokastër, kapen 26 klandestinë afganë, arrestohen 2 trafikantët

Gjirokastër, kapen 26 klandestinë afganë, arrestohen 2 trafikantët

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Kapen nga Policia Kufitare 26 shtetas Afganë.

Burimet zyrtare thane se nga shërbimet e policisë Kufitare Kakavije arrestohen në flagrancë shtetasit:

Lorjan Grembi, 28 vjeç , banues në Patos, Fier.

Laert Grembi, 33 vjeç , banues në Patos, Fier.

Sipas policise, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datë 18.11.2016, rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare, në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino” u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptar.

“Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore”, theksuan burimet zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy