Nëndrejtoresha e Shkollës Profesionale “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku, është paraqitur sot në SPAK.
Mcn TV mëson se ajo do të flasë në lidhje me kallëzimin e bërë nga avokati Idajet Beqiri në lidhje me diplomën e Belind Këlliçit.
Beqiri pretendon se përfaqësuesi demokrat nuk ka diplomë të shkollës së mesme, gjë që është mohuar nga Këlliçi.



